Ndal vrasjeve të Grave – Alisa Sila
Ndal vrasjeve të Grave
Në kronikën e zezë
Dy lajme radhë – radhë
Brënda 24 orëve
Dy gra janë vrarë
C’po ndodh kështu??
Sa e rëndë dora e burrit
Kur mbi gruan qëllon
Sa e rëndë fjala
Kur pa faj sulmon
C’ farë po ndodh me vëndin tim
Me viktima radhë e radhë
C’ faj pati e mjera grua?
Që u bë kurban?
E tregoni burrërinë
Mateni me një grua
Po për fëmijët që i le pa nënë
Vallë.a më thua?
Nuk ju le egoja e burrit
Të jeni vetë të parë
Atë që mban emrin grua
Ju e quani kafshë
Si s’ tu dridh ajo dorë
Kur mbi gruan qëllove
Mbi fëmijët ngelur jetim
Vallë a i mendove?
Dhe ajo është grua
Si nëna e motra jote
Ju keni lindur nga këto nëna
Jeni pjesë e kësaj bote
A do të vinte mirë zotëri
Këtë emër nuk e meriton
Mbi nënën e motrën tënde
Dikush të vinte dorë
Se të dhimbset nëna jote
Motra gjithashtu
Ndërsa gruan e keqtrajton
Se është gjaku huaj
Po fëmijët ngelur jetim
Nga një dorë mizore
Cfarë do ruajnë si kujtim
Nënën ju masakrove
Nuk paskan kurrë të sosur
Vrasjet mbi këto gra
O ju monstra pa fytyrë
Pika që s’ ju ra
U skuq toka me gjak larë
Nga ju shpirt katil
C’ farë po bëhet përngaherë
Nuk paska një ligj
Një ligj që ti dënojë
Të venë mënd të tjerë
Nëse ligji s’ do veprojë
Do ketë vrasje përherë
Gruaja është mrekulli
Lind e rrit fëmijë
I del ballë jetës përherë
Mësoje o katil
Ngelën fëmijët pa nëna
Zëmra po ju qan
Nuk tregohet burrëria
Duke bërë hatanë
@ Alisa