Erdha nënë Çamëri – Arjana Fetahu Gaba
Kushtuar stërgjyshes time te dashur.
S’mundi ti preheshin kockat në Çameri..
Iku nga kjo jetë, me plagë dhe me lot malli për vendlindjen.
ERDHA NËNË ÇAMËRI
Erdha nënë Çameri, erdha,
Erdha unë, mbesa jote nga Shqipëria,
Erdha të shoh pak nurin tënd,
Erdha të shoh shtëpitë e mija.
Ullinjtë e plakur pa të zotët,
Janë ar e shkuar, përmbi ar,
Janë zilija e dushmanit,
Janë të gjitha, me gjak larë.
Ferrat kacavjerrë ,dhe shkurret,
M’kanë zënë grykën e shtëpisë,
Aty ku gjyshi qante me ligje,
Kujtimet e tij, të vegjëlisë.
U ula pak, tek guri I portës,
Dy fjalë në heshtje,seç mi tha,
Bijë e kësaj toke, mirë se më erdhe,
Ti je rrenja, dhe jo “ata”.
Një pikë loti, padashur derdha
Kujtova stërgjyshen time, Fajkanë,
Qe vdiq pa e parë më Çamerinë,
Më të bukurin , vatanë.
Ish ajo fisnike grua,
Filaqotja shamibardhë,
Kur ti çoj lule tek varri,
Do ti them, nga larg kam ardhë.
Vajta i putha, pragun shtëpisë,
Lule manxuraje mblodha,
Tu marrësh erë e të çmallesh,
Nga Filati, për ty i solla.
Me këtë tokë kam lidhje gjaku,
Eshtë e bekuar nga perëndia,
Eshtë e jona dhe do të jetë,
Sa të jetë jeta, Çameria.
Arjana Fetahu Gaba,
Marrë nga libri ” Më zgjo në shpirtin tim një flutur”