August 3, 2024

Në kopshtin zoologjik – Shefqet Dibrani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK

Sa herë që shkoj në kopshtin zoologjik
Më shtohet admirimi për kafshët e egra
Po aq më shtohet dhembja për njeriun
Që tallet egërsisht me to

Ato vazhdojnë qetë, qetë
Jetën që ua caktoi njeriu
Ai që shkroi edhe Kartën e të Drejtave Për Liri
Me tela gjembaçë rrethuar

Ai perandor i përhershëm
Ka shtrirë nbi jetët e tyre
Edhe të drejtën e talljes
Kurse ushqimin ua mat me peshojë

Njeriu di të kërkojë të Drejta e Liri
Po di edhe të shfrytëzojë drejtësinë
E një ligji të lig
Që ua ka verbuar gojën vizitorëve

Andaj jeta është bërë kopsht zoologjik
Me Karta për të Drejta dhe Liri (?!)
Njeriu vepron për përfitime
Edhe kundër ligjit të Natyrës dhe të Zotit

Prandaj o Zot
Vazhdo t’i falësh këta mëkatarë
Që shpikin robërinë e tjetrit
Rrethuar me gjemba vrastarë

(CH – Gossau, Shefqet Dibrani)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com