Arbëria ime – Sylejman Qyqalla
Sylejman Qyqalla
ARBËRIA IME
Mbi botë kaherë vezulloi Olimbia
Kam një altar,që dritën dot s’e fik.
Nuse mbi çdo mal-imja,Arbëria…
O pasqyra ime,mbi Jon e Adriatik!
Kush tha se e ke veç një shekull,unë i mjeri;
pa lëreni,vëllezër Diellin vetë të flasë!
“Nuk isha unë fare…as Hëna…as Qielli…
pas Arbërisë-ne erdhëm shumë më pas!”
Kush tha se e ke veç një shekull,i raftë pika;
pa lërini perënditë,o motra-vetë ta thonë!
“S’isha unë… as Zeusi as Erosi as Afrodita…
të gjithë ne,o motra…u lindëm shumë më vonë!”
Kush tha se e ke veç një shekull,o derëbardhë?
Nuk je kërpushë e flashkët,të bëhesh thërrime!
Ka miliarda vite kur përkunde djepin e parë
e nuse floriri mbi glob-u bëre,Arbëria ime!
Kush tha se ke veç një shekull-të marrtë të ligat
e të thotë:”Sa vonë na u lind Nëna jonë!”
Pyetini yjet:”Kush më i pari ua ndezi dritat?”
-Ishte Shqipëria…dhe do të jetë gjithmonë!
Kush tha se se ke veç një shekull-i raftë pika!
Pa lërini perënditë,o motra,vetë ta thonë!
“S’kishte as gjallesa…s’ishin Zeusi as Afrodita…
vetë Gjithësia,o motra-u lind shumë më vonë!