August 3, 2024

Atje ku rrjedh i qetë një lumë – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

YLLI MECE

ATJE, KU RRJEDH I QETË NJË LUMË
——–
Pranë fshatit të Evit, kalon njè lumë
Por askush për të, s’ka shkruar poezi
Ai rrjedh qetë, qetë, pa zhurmë e bujë
Më tej tij, gëzueshëm lozin ca fëmijë !
—-
Evi është e vogël, ndaj dhe luan ” mamanë”
Në “guzhinë” vendos një “sobë” për gatim
Nè dhomën tjetër, ” në gjumë” ve një kukull
Shëëët-(flet me vete),mos e zgjuani” bebin”tim !
—-
Evi është ende e vogë,l për fustan nusërie
Por dhe buzëlumi, s’kish parë nuse kukull
Herë herë e thërret Amanda e herë i flet Ina
Buzagas unë tund kokën e them: Sa bukur !
—–
Prej nga vjen Evi, ndofta dhe nuk e dinë
Malet, rrethuar kurorë, atë e shohin habitur
Dëbora mbi supe e flokë, i japin bukurinë
Diell me gjithë Hënë, në shpirt i kanè zbritur !
—–
Epilog
Të marrtë e mira moj bukuroshja syshkruar !
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjetë
Për Amandën, a Inën, ti flet prapë si e marruar
E di pse ndodh ?!
Nga që tashmë s’je fëmi, por mama e vërtetë !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com