August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Autor, ILIR MAN

..Në vigjilje të një shprese për të rifituar dinjitetin …
Mbro institucionet e demokracisë jo individin. PROTESTO !!!

DINJITET (Ilir.Man*r.p)

.. Popull që zvarritesh,
në katakombet pengmarrëse të errësirës .
Kacavirresh ,
dhe ashtu i përgjakur venitesh.
Popull !
Që rrugën e jetës ,
qorrazi kërkon pa dinjitet, pa dritëhije
e dritën ,
me hije ja thyen shpresës .
Kohën sot e ke ,
që sytë të hapësh e lart ti ngresh
dhe të shohësh,
drejt një bote që vjen e pastër.
Koha sot të thotë .
“Trëndafilin” rozë apo mavi që të vyshku ,
të veniti e prangosi ,
mos e mbaj në duar përsëri .
Eshtë e kotë .
Frikën vrite e shpresën ringjall .
Gurin e pendesës mbaje mbi supe sot !
PROTESTO !!
Beje !!
Se je i vdekur ,
nese nuk e bën dot. !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com