Ah Shqiponja jonë – Zymer H. Haliti
AH SHQIPONJA JONË
Ç’ke shqipe që s’po këndon si më parë…?
Ç’farë ke që nuk fluturon si dikur qiellit…?
Ah,përgjigjet shqiponja lodhur e duke qarë
Më kanē lēnduar krahët e s’jam afër diellit
Dikush tinëzisht më goditi tek isha fjetur
Mendoja se po qëndroja n’atdheun e lirë
Ende trathtarët si duket nuk paskan ecur
E unë po qëndroja në folenë time shlirë!
Mallkuar qofshin tinëzarët,të pabesët qenë
Që përbuzin lirinë fituar me gjak e dhimbje
Ata që shkelin gjakun e vet të keqen gjejnë
Dhe mallkimi mbi ta do bjerë si një goditje…
Ah shqipe e dashur,ti që tani nuk po këndon
Të lutem merr kurajo fillo shpejt të fluturosh
Të mjerët trathtarë kurrë as toka s’do i duron
Ti kaltërsive lirëshëm një ditë do qëndrosh…!
Zymer H.Haliti