Post mortum. Dritëron Dritëroi – Një natë dimri me Dritëroin- Hasan Qyqalla
Hasan Qyqalla
Në shenjë të përvjetorit të ikjes nga jeta e Dritëro Agollit.
Post mortum…
DRITËRON DRITËROI
– një natë dimri me Dritëroin-
Ti erdhe për dritë dhe dritën tënde përçove
mes vargjesh poetike, që t’u bënë piedestal,
në këtë kohë harbutësh që kurrë si mallkove
Ti zgjon dhe të vdekurit me vargun e rrallë.
Vampirët ta prishën dashurinë për të gjallë!
mbase ulërin dhe “luani kur i fut gjilpërën,”
se shtazët janë më të sinqertë se politikanët
që për tokë e qiell të bëjnë të pabërën.
Në kafenenë e “Batos”, ku shpesh ke pirë
nën dritën e shandanit “shkarravisje” vargje,
me ca kokrra veze a ullinj të nxirë
me “Shokun Zylo përballë, shkencëtarin mbi harqe”!
Aty ku para të famshmit ‘”shokut Zylo Kamberi”
të vinin këngët e Fishtës si flladi i erës,
ku të ngashërente Khajami, poet i madh nderi,
që qante mëkatet mes gotës së verës…
Aty ku u “grinde” me Lekë Dukagjinin
se gruan e deshe, e shpallje perëndi,
me princin desh u vratë si arbër kokë-nxehtë
Ai të tundje kanunin ti i tundje poezi…!
Ti devolliu që student udha të shpuri
në universitetin e largët, në Leningrad,
o mesdhetari i turpshëm që ngjisje yllësit
dhe prapë në shpirt mbete nomad….
Ti që nipçen e bekove për një nuse Kosove
një nuse prej trungut të lashtë të Dardanisë,
sot po pimë të dy bashkë gotë pas gote
dritëro, Dritëro, këtu në mes të Gjermanisë…
Hasan QYQALLA
Gjermani, shkurt 2020