August 9, 2024

Tumankuqe (Dasmë Shqiptare) – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hasan Qyqalla

TUMANKUQJA
(Dasmë Shqiptare)

Gotëverë e shampanjë prekë kupën qiellore
Në stazën e kuqe mendafsh ecën qifti i ri
Fishekzjarrë zbardh retë amnisti brengë në orë
Sonte mos të vij Hëna as yjet flakë në lartesi.

Tunden shpirtrat simfoni e këngës se vjetër
Derdhem raki për dasmorë hare valle shqiptare
Në shtatë kontinente nuk gjendet as në letër
Si dasmë e tradites nën tinguj të natës së madhe

Daullja shetit trevat tjerë në Tivarë Luginë e Çamëri
“TUMANKUQJA “kryevepër në dasmën e sotme të re
Frymojmë e vallezojme nën “emblemën kuq e zi”
Një kapilarë gjaku shishe oksigjeni për jetën e re.

Këndoj vargjet e Fishtes ligjeroj me Lasgushin
Serenatat korçare rinojne shpirtin e tundur
Percjelle urim- malli pertej Anafoll’ e Kalabri
Veq dasma Shqiptare shpalos thesar’e Flamurë.

Sharkia dridh tekst në shkronjat e Manastirit
E Besa farkohet në oxhakun e Kulles Prizrenit
Skenohem:gjallë a vdek në skenen e Shekspirit
Jetojnë dasmen tund Luginë Tivarë e majë Lubotenit

Më pagëzo me formulen e qumshtin amnorë
Një puhizë flladvere freski në Park ullishte
Trashegim Besë brezash në zingjiret shekullorë
Dasma Shqiptare shkund komet e meteorë.

(Shkëputur nga vëllimi me poezi “Buzëqeshje eTrishtë”)
Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com