Pranverë e vonuar – Nexhi A Tahiri
Pranvere e vonuar…
Sot shikoj larg,
Horizonti ka re,i shtyn
Dielli i lodhur ngadale .,
Zgjat rrezet e tij
Mbi detin egersuar
Dallget perplas shkumbezuar
Ne bregun mbushur
Me shkumen e bardhe
Leshteriket si pre e atyre
Prehen ne bregdet .
Eci mbuluar me mendimet e mija
Te zymta si qielli
Pa rreze,. si dielli.
Shikimi ndjek pulebardhen e vetmuar,
Ulet e ngrihet
Kerkon prene e saj,
E ndjek me shikimin tim ndjej trishtim.
Sa pak kerkojme nga kjo jete e shkurter,
E deshperohemi
Nga brenga qe te shtyp
Te hidheron
Ndersa jeta shtyn ditet tona
E larg ,larg deshira shkon.
Deti ngre dallget,
Dicka degjoj
Ngre syte ne qiellin me re
E premtoj
Jetes time,
E dua jeten
Dua te jetoj!