Shiu perlë, loti me kristale – Musa Jupolli
Musa Jupolli
Shiu perlë, loti me kristale
Me vrap që të dalim prej dimrit, nuk e dimë a do të ketë pranverë
Shpresa nuk është e fundit, qielli mund të qetësohet në derdhje shiu
Mjegulla shpërthehet nga e zjarrshme etje për në takim të dheut
Po edhe kërmyllat duke zbritur nga mure guri e fletë peme
Shiu është perlë, nuk përshkruhet, siq loti që ka kristale jete
Fill pas dielli !
Bukuri që del në shesh, fjalë rubinore shihën n’sy
Buzëkuqe si dredhza të zjarrta, flakërojnë vashat e Arbërisë
Qielli dhe deti kanë të kaltërten, lum(ë) që bart shpresë
Ngjyrat dhe simbolet mund t’i gjeni në fletorët e moçme
Të nadaluara ndër shekuj, të ruajtura për ditë të sotme
*
Në maj lexohet poezia ,vargu 26 e me dy numra tjerë
Metafora e dashurisë së parë dhe e Flamurit kombëtar
Mora letër dhe shkrova, dorë me dorë
N’udhëtim deri në shpirtin e saj
Kush këndoi e para ?
Afroditë !
Askush nuk e di veq shpirtit tim
Le t’ju djeg zjarri i verës, është kohë e kthimit n’Atdhe
Poema tjera, strofa me ngjyra, në dritare vargje dashurie
Në hapat e parë të dyerve t’Oborrit
Të lotit me kristale dhe ujë me perlë !
M.J. 23.01.2020