Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti! – Hajredin Kovaçi

Hajredin Kovaçi!
Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti!
Shasi është i joni
doni apo s’doni ta pranoni!?
Vini, ngulni kryqa e mure rrëzoni
ju mbron shteti, por
një ditë do të ngrihet mileti!
Gjarpëri i zi, Shasit ia ka mësy
stërpik çdo gur, çdo mur, por
historinë s’do ta ndryshojë kurrë!
Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti!
Çka jemi Ne që jetojmë këtu
e Ju atje, o Ti
gabim e ke
të përbashkët e kemi këtë dhe!
Gjarpëri kurrë s’do ta mund shqiponjen
edhe po t’i ketë dy krena
jemi këtu dem baba dem
dhe do të jena!
U verbua në Shas gjarpëri katil
nën çdo gur kërkon strehim, por
nuk ka shpëtim!
Nga muri i ra një gur mbi kokë
e bëri katër pesë copë!
Nga fundi i liqenit vinte një ofshamë
largojeni cofëtinen se na qelbësoi
gërgojeni rrëshanë!
Nga larg shikon e shenjta Shën Mëri
Shën Gjoni është si unë, jo tjetër njeri!
O Ti!