August 6, 2024

Një grua – Kimete Zahiti Ternava

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një grua

E kam parë një grua
Të rrahur nga valët e jetës
Të rrahur me zingjirë
Të përulur në gjunjë
Vijat nëpër shpinë
Të skuqura ja kam parë

Ia kam parë gjithë damarët e zinj
Të pëlcitur nga koha e kam parë
Të leckosur zemërvrarë
Që jeta përditë i thoshte të ikte ngadalë!

E kam parë këtë grua
Me një mijë dhimbje në krahëror
Me duar të përgjakura e kam parë
Derisa me shkop e me psherëtima hiqej zvarrë
E s’fliste asnjë fjalë.

Këtë grua e kam parë me jetën përballë
Kur i thoshte
Ja ku me ke
Nuk dorëzohem për të gjallë

Dhe sytë ah sytë e saj ja kam parë
Me një bukuri të rrallë
Që edhe nën pluhur e hi
Edhe nën dhimbje
Falni dashuri.

Kimete Zahiti Ternava

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com