August 7, 2024

Se ndihem i bukur, kur më zbukuron, me një ledhatim – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Nga Fatmir Gjata

Se ndihem i bukur, kur më zbukuron, me një ledhatim
Mjafton një:të dua, mjafon:të kam zemer, të kam shpirtin tim
E ndihem në paqe, me vehten e botën, me gjithë gjithësinë
Se ndihem i lumtur, dhe pse nuk kuptova, njëherë lumturinë
Dhe pse të kam pranë, lule aq të çmuar, shpërthyer çdo herë
Sa herë të afrohem, me hap të ngadaltë, sa herë të marr erë
E ngopem me ty, me frymë të shpeshtuar, e zemra më rreh
Më con nëpër qiej, me yje më ndrin, me puthje më deh
Me fjalë më shpërthen, një portë parajse, të fshehur ndër retë
Gjersa përqafimi, të bën aq të bukur, sa çmëndem dhe vetë

Autor, Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com