Sonte – Hasan Qyqalla
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
SONTE
…sonte
shfaqesh në harqet e resë
ca e trishtuar
pak sa vezulluese
si vesë…!
…sonte
në çdo pore terri merrë frymë
herë çel si lule
herë kuti pandore
e ndryrë…!
…sonte
vjen melodi përzemër
gravurë, vargjet në pergamen
syri ngjyrë deti rrjedh
për-emër…!
…sonte
bjen kamban’ e dashurisë
bulevardit të qytetit me blina
himni, kompozim për dritë
zezon e mërisë…!
Hasan Qyqalla
26/27.03.2016
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com