Trungu i lirisë – Sabit Rustemi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Nga Sabit Rrustemi
TRUNGU I LIRISË
Anteun e kam njohur vetëm nga librat
a Shaban Jasharin me dorë e kam prekur
e kam parë në katër sy
Në postajë dashi bri oxhakut
sa fjalë kemi lënë
e sa kanë mbetur pa u thënë
dhe bukë bashkë kemi ngrënë
Shtëpinë në tokë e kish
dhe odën veten e këmbët
Çudia e Zotit të mbetej Ai pa fuqi
A të vdiste në shtrat
Si një e një që bëjnë dy e di
thoshte pa e trembur syrin
liria askujt n’ bahqe s’i ka mbi
Se Ai ish Trungu i lidhur për rrënjë
e rrënjët për dhe
natë e ditë ish vetëm Ante
Trung i përjetshëm lirie
( 5 mars 2017 )
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com