August 4, 2024

Bisedë me Gjergj Fishtën – Shaip Ademaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Nga Shaip Ademaj

Bisedë me Gjergj Fishtën

Po më pyet n’ëndërr Gjergj Fishta
Po m’i qet do fjalë me bishta ,
Po si janë kto troje t’mija
Si i ka punët Shypnia!

Do të mvesë për Shqypninë nanë
Korba t’zi kan ra n’atë anë
Na u mbush dushka e therra
Thua kurr s’ka ardhë pranvera

Dua të pyes për Çamërinë
Eshtrat në varrë spo më rrinë
Me Kosovën çka u ba
Athua ëshë hala nër shkja!

Çka të them ty o Gjergj Fishta
Po na folë bota me gishta
Na banë harta edhe letra
Si dikur në kohra t’vjetra!

Pse vet si është Shqypnija
Është mbushë kisha e xhamija
Ke pasë thanë një fjalë të mbarë
Se Gjergj Fishta s’është shqiptarë!

Falen, luten e kryqohen
Pejgamber e në Krisht betohen
Për Lahutë tënde edhe shumë letra
Thonë se janë veq prralla të vjetra

Këta e shkruajnë vet historinë
Namë e madhe e zu Shypninë
Patriot dhe atdhetar
Thua ska më ndër shqiptar!

Po të flasë pak për Kosovën
Se edhe kjo ështe mvetësua
Është bërë shtet por pa pushtet
Në tëra anët e kan coptua!

Mos jep ti lajme t’këqija
Me tregu për vende t’mija
Kështu të themë se u bëmë horë
Se hala kemi diktatorë!

Zu të përgjigjem unë i mjeri
Se krejt bota le të bëjnë seri
Le t’na kesh krejt bota mbarë
S’dijmë të bëjmë “Bashkim Kombetar”

Kështu në ankth Fishta më foli
Shyqyr zotit gjumi më doli
Ju betova në në fjalë të parë
Se edhe Unë sdua të jem shqiptarë!

Sh. Ademaj Gjermani
26.02 2016

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com