Për ty toka ime – Syle Bajrami

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor Syle Bajrami

PER TY TOKA IME

Rruge e gjate rruga e Drinit
kalon neper token time,
fale me shendet Shqiperi
dhe Ty Kosove Trime.

Rruge e gjate rruge e mergimit
kalon neper zemren time,
qaje me lote ketu ne dhe te huaj
per ty Toka Ime.

Njera rruge eshte plot uje
tjetra eshte plot lote,
lotet e mi per Ty Atdhe
Drini s’i zen dot.

Do te vij dite e bardhe ,
te ju kam me ardhe.
Syte t’i laj ne Dri,
ne Kosove pushken te marr,
e te dal ne kufi.
Per Kosoven time,
per ty Nene Shqiperi,
u gezofshim more.

s.b
Tirane ´92

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com