August 4, 2024

Ku mbeti ditari i mësuesit ?! – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

KU MBETI DITARI I MËSUESIT?!

Në shkollën e Fushë Kosovës sime
ABC-në fëmijëve u mësova
Ëndrrën time si mësues i Shqipes
Pranë tyre e realizova…

Ende në vesh më tingëllojnë
Lakimi si në kor i fjalëve tona:
Bukë, Ujë, Atdhe, Zemër…
Nxënësit i mbaj mend me emër.

Si një murg i gjuhës shqipe
Mes rreshtave të bangave kaloja
Deri në mesnatën e vonë
Hartimet e ndjera lexoja.

Kushedi sa janë lënduar
Kur një ditë në klasë s’më panë
Na largoi me dhunë pushtuesi
Arsimin shqip duke vrarë…

Nuk di ku mbeti ditari im
Me fletët pa plotësuar
Deshifruar nga alfabeti latin
Zëri dhe Himni i Atdheut tim.

Tani jeni rritur nxënësit e mi
Bërë nëna e baballarë
Nëse shqipen e flisni bukur
Do ju njoh me një të parë

Prof.Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com