August 9, 2024

Lotët e mesuesit (Në vigjilie të Ditës së Mësuesit 7 Marsit) – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Në vigjilie të Ditës së Mësuesit “7 Marsit”

LOTËT E MËSUESIT

Një shtator’ i vitit shëmtak
Struk në skaj të tokës huaj
I pikën lotët Mësuesit plak
Zemrën djegur s’mund ta shuaj.

Ndoshta turpshëm e lashë ditarin
Ndoshta ligshëm ua lashë maturën
Klasa ime m’peshon me arin
Ika, treta,… të shpëtoj lëkurën.

Ndaj rri skuqur e pa tekst
Memoaret mbyten në lot
Mësues Zefin e vunë n’kontest
Në një fshat të s’ime botë.

Kolektivi më lut të ik…!
Lulëkuqet në kopsht prap gjejn rritë
Gjykoj veten:_unë mbeta i ligë
“Trimi vdes njeherë, i ligu çdo ditë”.

Ingelhaim, 7 mars ‘93
Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com