Mësonjëtorja (Më 7 mars dita e mësuesit ) – Neki Lulaj
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Autor , Neki Lulaj
Mësonjëtorja
(Me 7 mars dita e mësuesit )
Postulatë në shpirtë e kam pasur
Qe ta vizitojë Nimfën motër
Në oborrin e ABC-es në Korçë
Portën e vjetër t`ja çeku lehtë Mësonjëtorës
Kjo dafinë frymë e dashurisë me mbajti gjallë
Si bungu qe mbanë zjarrin e kallur në oxhak
Kaliqafë ta marr udhën me mushkë këmbë a me kalë
Nëpër llohë vetëm ABC-ën shkronjat e gjalla me i parë
Mu lektis zemra si valë lumi si vullkan
Kaliqafë doja te kaloja fushë luginë fshat e qytet
Shterngate e papritur me patkoj kuajsh me fanitet
Korça ime djep i ABC-së kulturës se lashtë
Ky vendbanim kulturor mesjetar me beri për vete
Bujtinë e bashkëkombaseve te mi
Ti ruajm e mbrojmë si sytë këto murana
Korça e ABC-së vepër e trashëgimisë….