Na rigjeti poezia (Mësueses sime Xhevahirës) – Hasan Qyqalla
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Hasan Qyqalla
NA RIGJETI POEZIA
(Mësueses sime Xhevahirës)
Receptiorin ul ngadalë,
Zëri yt më zgjoi kujtimet,
Vargjet e para të besova,
Safo e fisme,
Mësuesja ime.
Si më gjete ,çuditur unë,
Poezia për te unë udhën treguar,
Në internet tituj e librave të mi,
Ngazëllyer kishe lexuar:
Receptorin ul ,në mendime kam rënë
Fëmijëria ,gjilpërë e këputur e kohës pa kohë,
Shkolla e fshatit si krua diturije
Gjithë arat e Bardhit të Madh,
Me ABC do doje t’i mbillje.
Njomzak vargun e parë shkrova,
Ty ta besova mësuesja ime,
Për herë të parë aty takova Azem Shkrelin,
Vargjet e tij më të bukura ligjërime.
Më gëzoi,
Njëherësh nostalgjinë më ndezi më shumë,
Zëri yt në telefon,
Ca vargje mirënjohje nëpër tela,
Letrari i dikurshëm të dërgon.
Lutem për ty e miqtë e mi,
Të më falni nëse vargjet si kam të arrirë,
Nuk thërras “Jam poet”,
Me poezi akullanjën e vetmimit kam shkrirë.
Vargu im i thjeshtë,
Pa rregulla poetike ,rima e metrika që më lodhin,
E dua të lirë vargun si vetë bota ime poetike,
Plagë nga dhëmbjet e të tjerëve të marrë.
Me poezi mbushi jetën.
Kur të vjetërohem pak nga pak,
Të quhem poet ,
Mbase vetes i jap hak.
Hasan Qyqalla