8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION – Shqipe Bytyqi
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Shqipe Bytyqi
8 mars, në vend të urimit…
EVOLUCION
Vetëbesimi saj
trondit eshtrat arkaik
tërmet gjashtë ballësh
miliarda neurone n’lëvizje
nxitojnë zigzakeve dhe shtratit t‘langt
veç sa s’shpërthejne membranat trunore
dosje te hapura
llogari algoritmike
hipotallamusi nuk mban kontrollën
tundim i kromozomit y
muret e kësaj shtëpie kan veshë për burrin
për duar gruaje
për hire gruaje
muret e kësaj shtëpie
s‘kan vend për nivel sysh
Ky tërmet gjashtë ballësh po me çmend
si përsëritje e një manjetofoni defekt
kurrë në nivel syshë jo…
kurrë në nivel syshë jo…
Shoh, kromozomin y
këtë kameleon gjenetik
që relikte, rrugës evolucionit mblodhi
edhe atë aktin e pështirë
të shënjimit të territorit
akt që ndesh në vetbesimin e saj
e evolucioni përmbrenda zien
mashtrohet kafsha alfa
dhe vullneti tij i dominimit,
evolucionit si bën ballë dot
N’horizont përshfaqen
ëndrra që drojnë të linden
ndjenja që ndrydhen e shtrydhen
turma primatësh
që besojnë, shoqëri t‘kenë emrin
Por ti beso,
e tha, Athena,
lindur nga koka e t’jatit
atyre betejave kromozomesh
atyre luftërave nivelesh sysh
veç une bëj zap Aresin!
Evolucioni përmbrenda zien
Të lutem m‘trego
kur mund t’hap sytë?
ShB, 2020