August 7, 2024

Kutia e Pandorës – Astrit Bulla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Astrit Bulla

KUTIA E PANDORËS

Legjendë e lashtë,kthehet prap
intriguese,
E kanë kërkuar gjithmonë tokësorët,
E mistershme, emblemë vezulluese,
shkëlqen më shumë
se qiellorët.

Sa më afër e ke, aq më shumë
i largohesh,
e çuditshmja, pjesë e jetës tonë.
Joshja, miklimi i përhershëm,
të shtyn të gëzohesh,
Të mban gjallë shpresa,
sa të jesh, shpreson.

E kërkova edhe unë, isha me ty,
kapur përdore,
E kishim pritur shumë këtë çast,
këtë moment të dy,
E hapa atë KUTI PANDORE,
ishte bosh… Nuk kish asgjë…
Të pashë në sy, shtanga në vend…
Dikush tjetër kishte qenë
para nesh… Aty….

TITI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com