August 7, 2024

Lule të përgjakura – Shkëlqim Ziraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

LULE TË PËRGJAKURA

Sot në festë të dhurojnë lule,
Të thonë të “dua”, të dhurojnë stolira,
Të përkëdhelin, të dhurojnë puthje,
Pastaj pa papritur kthehen egërsira.

Të tmerruar janë nga bukuria jote,
Zbrazin mbi ty gjithë egon e tyre,
Si copëza qelqi thyer, të një gote,
Të nëpërkëmbin, si të jesh jetime.

Janë burreca, s’mjaftohen me kaq,
Kur janë përballë teje, bëhen trima,
Të etur si vampira për një pikë gjak,
Të heqin zvarrë, të ngulin thika!

Dhe pse e masakruar, ti buzëqesh,
Portretin gjakosur, e bukur përsëri,
Dhe pse të vranë, s’kërkuan ndjesë,
Perëndeshë mbetesh, dhuron dashuri.

Të nesërmen të nisin në tjetër botë,
Mbyllur në kuti me ëndrra të vrara,
Shpërthejnë mbi ty me dhimbje e lotë,
Të sjellin kurora, lulesh të përgjakura.

SHKËLQIM ZIRAJ
TIRANË.08.03.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com