August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Lumni Nimani

Mall…

Tek vështroja re t’përhimta,
që qetë – qetë valle hidhnin;
dallëndyshet bishtgërshëra,
lehtë – lehtë shkonin e vinin.

Edhe lulet e shumëngjyrëta,
në kopshtin tim kudo që janë.
A thua vallë pse asnjëra!?
Për mua t’mjerin aromë s’kan!

Dielli nxenë, por nuk më ngrohë.
Drithërimë në shpirt se ç’më ka hy.
Zjarrë më digjet kjo zemra ime,
për të dashurën Arbëri.

Ngado shkoj, kudo që gjindem,
larg Mëmëdheut këtu n’mërgim.
Sa mall ndjejë për Luginën…
dhe Çamërinë e Atdheut tim.

Nga Kalaja e Ulqinit,
që aq krenare buzëdeti rri,
thërras Rozafën e Shkodrës Loce,
që t’i hidhet n’përqafim.

Nga Tetova deri n’Prishtinë,
larg dëgjohet një kushtrim,
Të ribashkojmë sot Shqipërinë,
t’marshojmë para, s’ka më kthim.

Lumni Nimani
08 . 11. 2016 Straubing

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com