August 3, 2024

Mallë pranvere! – Shaip Ademaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Shaip Ademaj

Mallë pranvere!

Dhe ky shpirt i sfilitur
I zvenitur duket sot
Mallë pranvere i merzitur
As me ajr nuk ngopem dot!

Se kjo stinë sa herë që vie
Mallë e vajë më sjelle kujtime
Borë me thinja n’kokë më bie
Mbushin plotë, jetën time!

Është një lule, aguliqe
Nuk ka er por ka shumë ngjyra
Kakuretin pse s’ma hiqe
Nuk të shifet aspak fytyra!

Lule vjollcë e lule bora
Ngrehin kokën me nxitim
Para teje më zgjatet dora
Mallë pranvere në mërgim!

Mars 2020
Offenbach, Gjermani
Sh. Ademaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com