Mos harro – Shaip Ademaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
MOS HARRO
Përpëlitej shpirti si dallgë e trazuar
Në valët e jetës si të detit plak
A mos ishte vallë, kujtim i harruar
Që tash me kthehet prap!
Siluetë e jetës, a pasqyrë e thyer
Zemra u bë copë e cikërrimë
Krahrorin tim, kujtimet mbërthyer
Një tubë leckash mbi shpinë!
Ofshanë ky shpirti dhe nuk bënë zë
Heshtja është vetmi që vret
Testament të vetëm, dua ta lë
Mos harro, ate që të pret!
Mars 2020
Offenbach, Gjermani
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com