August 3, 2024

Mos ! Tu thaftë dora! – A vritet gruaja jote o monster.? A eshte ajo grua qe te dhuroi dashuri e përkujdesje vite te tera jete? – Aleksandra Pasko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autore Aleksandra Pasko

MOS! TU THAFTE DORA!

A vritet gruaja jote o monster.? A eshte ajo grua qe te dhuroi dashuri e përkujdesje vite te tera jete? A eshte ajo qe te duroi dhe heshti, sa here ti e perbuze, e nenvleftesove, sepse donte te ruante familjen? A eshte ajo qe punoi dite e nate, brenda dhe jashte shtepise, per te lehtesuer jeten e familjes?
A vritet nana e femijeve te tu, o kriminel? Eshte ajo qe nxori ne jete frutin e dashurise sate, eshte ajo qe përkundi djepat duke dhene se bashku me qumështin e gjirit , femijeve gjithe mjaltin e dashurise se shpirtit?
A vritet motra e dikujt e bija e dy prindërve qe e rriten me gjak te zemres e me dashuri ate bije?
Po si nuk tu tha dora, kur qellove mbi trupin e dobet te nje femre, o me e egra kafshe!
Po ku paskan qene fshehur keto zemra barbare qe vetem tani kane dale sheshit me shpate ne dore te tregojne trimerine me grate!? Ju jeni burracake! Ju keni frike te jetoni pa grate, kur ato nuk ju duan me, se ju njohin qe jeni monstra. Ju harroni se grate nuk jane skllavet tuaja dhe përpiqeni t’i mbani nen terror gjithe jeten. Jo o skile, ju nuk jeni asgje me shume se ndysirat e shoqerise qe meritoni vetem përbuzje e denimin maksimal!
Opinioni i shendoshe nuk do lejoje qe ju te lulezoni brenda kësaj kohe llum, ku vesi, krimi, e gjithçka e keqe kërkon te mbreteroje. Ju meritoni ferrin ne toke!
Te ngrihet i gjithe opinioni gra e burra e te denojme me force keto lloj kriminelesh qe po shtohen dita dites! Motra te shtrenjta! Duajeni veten dhe jeten tuaj e mos lejoni qe te shkoje puna kaq gjate, por kërkoni ndihme me pare se te ndodhe krimi.
Nena te dashura. Edukoni femijet tuaj, qe te nderojne seksin femer. Bejini ato te bute ne shpirt. Mos u zini kurre para femijeve! Mesoini te perdorin fjale te ëmbla dhe bukura! Mos i lejoni te shohin filma te dhunshem! Trajtoini te barabarte ne familje si djalin dhe vajzen dhe ndajuani punet e shtepise te dyve barabar. Edukata qe marrin ne femijeri reflektohet kur rriten.
Pushtetare! Siguroni sa me shume vende pune gave, qe te jene ta pavarura ekonomikisht nga burrat!
Ju shoqatat e grave , zbuloni dhe trajtoni keto probleme me grupet e grave sidomos ne zonat rurale.
Kerkojme denim maksimal per te gjithe ata burra qe bejne krime ndaj grave.
Ndihemi te gjitha te dhunuara, kur dhunojne seksin femer!

Aleksandra Pasko

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com