Në vend të urimit – Zymer H. Haliti
NË VEND TË URIMIT
Sonte deshta shumë të gjej një frymëzim
E t’i uroj të gjitha nënat,gratë e vendit tim
Të ken jetë të lumtur kudo ku jetojnë ato
Të gëzojnë çdo drejtë,dhunës t’i thuhet jo
Sonte në fytyrat e tyre të mbretëroj hareja
Dhe çdo ditë ku janë,punojnë me të drejta
Të mos nëpërkëmbën nga burri,vëllai,djali
Çdo ditë të ndihen të lumtura si lulebehari
Ndaj këtë dëshirë e kam për të gjithë juve
T’i duani,çmoni dhe shumë t’i respektoni
Ato meritojnë një trajtim të mirë si një lule
Dhe ju sigurt dashurinë e tyre do meritoni
Pra,këtë poezi shkrujta për ju nënat tona
Për ty motër,grua që jetës i jepni gjallëri
Krenarë janë ata që veprojnë si e do koha
E kurrë t’mos ushtrojnë dhunë në këtë gjini.
S’mjafton vetëm një ditë t’u dhorojmë lule
E pastaj të harrojmë si duhet t’i trajtojmë
Në mes nesh të mos ekzistojnë kurrë mure
Ndaj vetëm të barabartë të lumtur jetojmë.