August 9, 2024

Netët e munguara – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

NETËT E MUNGUARA

(…Më mirë të vesh në duart e një mjeku të lumtur se Sa të mjeku shkenctar….)

Të plogëta e të pagjuma
Mëngjeset e mia hapin dritaret
Unë bie të fle
Kur të tjerët zgjohen…
Puna natën hise me ra,
Në një qendër rehabilitimi,
E shohë veten të hapur nëpër natë ,
E ndjej veten në paqë nga bekimi.

Bekuar nga pacientët që dhimbjet ua lehtësoj,
Më shumë me barna, dashuri e shpres’
Një tufë lule Dorisit për ditelindje,
Ditelindje që vjen mbase s’do të jetë…
“Lule si të isha nuse me ke sjellë,
U llastua dhimbshem karrocën rregulluar ,
Liqeni Lacher See nga kënaqësa akullin shkriu,
Dritën e fundit në sy Dorisit
Kurrë skam për ta harruar .

Kur gjumë nuk kanëu lexoj ndonjë varg,
Asnjerin nuk njoha,jetët nuk ua dij,
Porosi e nënës si senor i lartë,
Bir sa të mundesh fal dashuria!

– Nga je o hinzu?dëgjoj tek me pyet
Ish zyrtar i lartë ,tanimë pensionist,
Nga Kosova bir Kosove i them,
Njerzorën e kemi në gen.

(Shkëputur nga vëllimi me poezi”Shpirti i fjales”nga Prof.Hasan Qyqalla ..)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com