Për nënën time – Ekrem Gegë Gërvalla
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Ekrem Gegë Gërvalla
PER NENEN TIME.
Si femije duke lozur kishte thyer kemben ne gju dhe tere jeten lengoj nga ajo thyerje. Fejesa dhe martesa e prinderve te mi ishte bere sipas zokoneve te asaj kohe. Zoti iu fali 7 femij, femiu i pare ishte vajze, ajo ( vajza e pare ) nuk kishte patur fatin te jetoje, emrin e saje ia pertrine me lindjen e vajzes se dyte. Femijet i rriten ne kushte ekonomike jo edhe aq te mira. Prinderit e mi duheshin shume njeri me tjetrin, kurre nuk me ka rastisur t’i degjoje qe te fjalosen ne mes vedi. Nena gatuante mire, dallohej ne gatimin e embelsirave dhe te bukeve „simite“ rralle kush e dinte mjeshtriné-receten e te gatuarit te atyre bukeve. Ajo ishte edhe artizane e mire, bente qendisje te pshtjellakeve, dhe qepte ne makine. Qendisjen me xhylpere dhe krrabza e bente ne menyre te perkryer. Si femij mbaje ne mend qe nganjehere gjate punes se qendisjese nena kendonte, ajo kendonte me nje ze te holle dhe te ulet, bukur e kendonte kengen: „vin vaporrat“ kurre ne jeten time s‘kam degjuar nje artist-e te estrades sone qe ta kendoje ate kenge me bukur se nena ime. Nga njehere kendonte dhe njeheri i pikonin lotet mbi tegelin e pshtjellakeve, nuk e di se pse qante, ndoshta nga mungesa e kushteve per t‘i shkolluar 6 femijet e saje. Baba vdiq heret dhe nena mbeti kujdestarja kryesore e familjes. Nga gjashte femijet e saje 4 ia mori kurbeti, dy te tjere i qendruan prane gjere ne frymen e fundit te jetes se saje. Une per 6 vite rrjesht nuk e kisha pa nenen time, isha i perndjekur nga regjimi i kohes, dhe nuk mund te kthehesha ne Kosove. Ne vitin 1996 nena arriti te paiset me nje vize dhe te vije ne gjermani per nje vizite 3 mujore. Ne aeroportin e Stuttgartit dola per ta pritur vet i katerti, sebashku me nusen dhe dy femijet, djalin 5 vjeqar dhe vajzen 1 vjeqe, pra me nipin dhe mbesen e saj qe tani nena do i takonte per te paren here. 6 vite mungese per nenen, 6 vite mall. Posa doli nga kontrolli i pasaportave, e shiqoja nga large shamibardhen time tek vinte e hutuar, shiqonte rreth e rrotull se ku i ka te dashurit e saje. Nena para se te vinte ne Gjermani kishte patur edhe nje aksident, ajo prap e kishte thyer te njejten kembe qe e kishte thyer gjate femijrise se saje. Erdhi duke qaluar duke u mbajtur ne dy paterica. Prap lot, perqafimi i nenes me femijet e mi ishte aq i gjat, aq i dhimdshem dhe njeherit aq i ambel. Per t’ia larguar emocionet i thash : a mujte me ardhe oj tapallice. Nena gjate viteve te 70-ta dhe te 80-ta kishte perjetuar edhe burgosjen e dy djemve te saje, ajo e perjetoje edhe luften, priti e percolli ne kasollen e saje shoke dhe bashkeluftatare te djalit te saj te madh, pjestar te UÇK-se. Nena ishte e pa ndashme me nenen e deshmoreve: Jusufit e Bardhit, me nenen Ajshe. Ajo e provoje edhe jeten e te qenunit refugjate. Nuk arriti ta „shijoj“ jeten ne shtepite e bukura te ndertuara nga djemt dhe nipat e saje. Ajo iku ne boten e amshueme me plot vuajtje dhe mall, iku me kenge e lot, por iku madheshtore ashtu qysh ishte gjate gjithe jetes se saje.