August 3, 2024

Për ty (Grave, kudo në botë duke u uruar GËZUAR ditën e tyre ndërkombëtare) – Kujtim Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

PËR TY

(Grave, kudo në botë duke u uruar
GËZUAR ditën e tyre ndërkombëtare)

Për ty vallëzojnë qiejt atje lart,
Dhe bukuria e hënës dritëplotë,
Zbehet para tëndes dhe pse larg,
Se t’shohin mbretëreshë në botë.

Kur në gjirin tënd mban ngrohtë,
Krijesën më të ëmbël “fëmi”,
Adami nuk thirri më kot,
E kërkoi ndihmë në perëndi.

Lulet ulin kryet në nderim,
Lumi ndalon rrjedhën n’qetësi
Pylli përshëndet me oshëtimë,
Kur e madhërishme kalon ti.

Burrit kur i ndez dashurinë,
Aromë lulesh siç ndizen në Maj,
Bën që dhe dimrit t’çel’ pranvera,
E luan e qesh me ngjyrat e saj.

Yjet ziliqar ndizen zjarr,
Sytë e tu të zëvendësojnë,
Rendin mimozat kush më parë,
Me ngjyra shpirti të urojnë.

Burrat sikur t’kishin më shumë sy,
S’do bëhej askush aq i marrë,
Ofeza e dhunë t’ushtronin ty,
Por do t’shihnin si një thesar.

Do vraponin me mimoza të tërë.
Në hapësirat e shpirtit tënd,
Kush e kush më parë të zërë,
Një të bekuar, të uruar vend.

KUJTIM HAJDARI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com