Populli im « mëkatarë » – Musa Jupolli
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Musa Jupolli
Populli im « mëkatarë »
Më pyetën se cili është besimi juaj
U mendova në sekondat e filozofisë
Dhe ashtu siq më foli shpirti
Më dualën fjalët : Jam djalë i Arbërisë
I lindur shqiptar, dhe vetëm shqip di të besoj
Po ç’faj bëri populli juaj me atë mbështjellje besimesh
Apo, gabimet i keni për shpirti, mos vallë jeni mëkatarë
Mëkatarë
Oh ! Sa dhimbje ndjej në këtë shekull të intrigave
Nga se gjaku na është larë me helm otomani
Me helm sllavi, me helm greku…
Mëkatarë
Oh ! Ç’farë trishtimi
Sikur luleve t’u këputet sythi mu në çelje
Sikur pemës t’i këputën degët mu në pranverë
Aq është dhimbja jonë kur Plisit i zë vënd «kapelë»
E një pushtuesi, e një besimi që nuk njeh kulturë
Që nuk njeh histori dhe gjuhë të lindmës sonë
Oh ! Si t’i falemi kësaj gjuhe të bukur shqipe
Që mos të jemi mëkatarë të lindmës
Që EMNESË, siq Afroditë në gjenezën Pallazge-Ilire
Të jemi SHQIPTARË