August 4, 2024

Zjarri i Jasharëve – Hajdin Morina

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Hajdin Morina

ZJARRI I JASHARËVE

(Me rastin e fillimit të manifestimit për Epopenë e UÇK-së. Sipas programit zyrtar sot në shkolla ora e parë mësimore i kushtohet kësaj ngjarjeje të rëndësishme kombëtare e historike).

Në fillim të marsit 1998
Kosovës pak qiell
I kishte mbetur mbi kokë
Nuk jetohej aq ngushtë
Pa dritë pa blerim

Dhe Ademi me Jasharë bënë zjarr
Tokë e shpirt mbushën me zjarr
Të zhbëhej zhbërja jonë

Dhe Kosova bëri qiell për diell

Në fillim të marsit 1998
Qielli digjte saç
Qielli deshi t’i binte
Kosovës përmbi kokë

Por sakaq
Qielli që digjte saç mbi Prekaz
Si një shqiponjë fluturoi lart

Pas mijëra vjetësh
Një Promete tjetër
Për liri bënte zjarr
Adem Jashari
Në Prekaz ndër Jasharë

(Nga vëllimi im poetik “Prushi i fjalës”, 2011)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com