August 3, 2024

Në kafene – Lola Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

NË KAFENE…

Ne vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime
Dhe si gjithmonë vazhdojmë të mbidhemi në kafene
Spas meje, kafeneja s`është aspak vend për poetët
Për zhurmaxhinjtë që trazojnë botën deri mbi re

Kështu edhe sot, sërish u bëmë mëkatarë
Përhumbëm mes poezive në librat e njeri-tjetrit
Recituam me zë të lartë, shqetësuam dynjanë
Dhe kafen e mëngjesit, ia nxorëm përhundësh miletit

Herë tjetër do ikim larg, atje ku askush s`na dëgjon
Të flasim, të qeshim, të këndojmë pa më të voglin merak
Ani se rrotull kemi botën që gjumë fle deri vonë
Për prishësit e qetësisë….. do kërkojë dhe hak….

Ç`na duhen rreth e rrotull kaq shumë dëshmitarë
Se flasim çapraz, kur pimë ndonjë gotë më shumë
Ndoshta bëjmë edhe ndonjë premtim të marrë
Me shkopin magjik… muza na vë në gjumë…..

Lola Shehi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com