Shqiptarëve – Martin Çuni
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
MARTIN ÇUNI
( poezi)
SHQIPTARËVE-
Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë
U kemi ra
Trup, mishra e kocka me helm e vrer
Na kanë la
Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas
Na kanë hequr
Në shpirt e në zemër petka të zeza
Na kanë veshur.
Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar
Të thyer nejtë
Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta
Jonë e shenjtë
Katilët me maska rreth e rrotull nesh
Me fytyrën e djallit
Hapu tokë, hapu qiell në paqe, të dalim
Nga gropë e zjarrit.
Kalvar: fëmijë, gra e pleqë të Arbërisë
Masakrohen me orgji
Eshtrat ua tundën, vendosën e zhvendosën
Nëpër serbosllavi
Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmija
Përpiqej të mbajë jetën
Heronjtë iu qepën shkrepave me dhëmbë
Një copë Diell gjetën.
O Z O T, me rrugën e JEZUIT profet
Gjatë na shëlbove
Lumenjë rrjedhjesh gjaku nëpër vite
E nuk na shpagove
Kahdo që erdhi e keqja, futë e shemër
Te ne bëri fole
GJ E R GJ e A D E M çdo shekull
Pse s´munden me lé!
Nga Libri:”Asht e gjak Arbërie”, (12 autorë)2007″-