Errësirë në fjalë – Flora Peçi
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Flora Peci
ERRËSIRË NË FJALË
Ishe re e errët , unë të ndritur te shihja
qielli blu mbi horizont dashurie shtrihej
si e marrë nuk shihja fytyrën tënde të vranët
e dehur nga aroma e dashurisë
më dukeshe rreze dielli.
Amshim më quaje e unë nuk vëreja errësirë.
Nata kur erdhi, gjumi m’i rëndoi qepallat
me dashurinë boshe fjeta
mëngjesi më gdhiu pa ty, llahtari ne jetën time
errësirë ishte fjala jote, re e murrme në mendjen time
turbullirën e ndjeva vonë, atëherë kur u largove
gjurmët i mbulove me errësirë të harresës.
Ike se ishe i lig, i boshatisur në shpirt
errësirë
fjala jote
errësirë
dashuria jonë
errësirë jeta jote
errësirë, më mirë hesht
për mua dielli nuk ka perënduar
agu i ri lindi në shpirtin tim.