August 9, 2024

Më fal që nuk të njoha – Raif Gashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Shkruar nga RAIF GASHI !

Me fal qe nuk te njoha

Me falni shoke te burgut dhe te idealit se nuk e paskam ditur se kush paskeni qene!
Me fal ´81se paskam protestuar e demonstruar gabimisht !
Me falni UDB-asha qe ju kam munduar qe te me jepni mend ,jo me fjale por me dru!
Me falni spiune te shkjaut qe kurr nuk mundet te me blini!
Me fal reforma “demokratike” qe nuk munde te me socializosh kurre!
Me fal shkja qe nuk te desha kurre!
Me falni shoke qe na late vetem ne rrugen e idealit tone per nje shqiperi natyrale dhe te bashkuar !
Me fal populli im qe vuajte per buke e kripe!
Me fal populli im qe i harrove shpejt vuajtjet shekullore !
Me falni levizje te mbara e te mbrapshtate kombit tim qe u futet ne mjegulla duke i pasur syte ne balle!
Me fal pushka e Ademit qe po te perdori qe xhepin tim ta kem plot!
Me fal ti komandant qe nuk e pate asnje ushtare por vete ishe komandant e vete ushtar ne njejes !
Me fal ti komandanti i vertete qe per atdhe ke vdekur !
Me fal Amerike pash nj´at zot qe na dole krah e tani po te shajme !
Me fal Turqi qe nuk do te ma degjosh zerin Shqip!
Me fal demokraci qe polle shume hajni,rezili,pasiguri,padituri!
Me fal o shqiptar qe ma thyen koken me gur,pa pasur asnje hak,e asnje borxh!
Me falni ju ish -shoket e mi qe me shani,fyeni dhe ogurzi kerkoni per atdheun !
Me fal vendi im qe e kuptova se nuk je vendi im !
Vazhdoni se ju ka hypur tambli mbi pershesh,o argatet e djallit!

Shkruar nga RAIF GASHI !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com