August 28, 2024

Shpresën që dogji zjarri! – Safet Hasani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Safet Hasani

Shpresën që dogji zjarri!

Pasi zjarri i armikut dogji çdo gjë, përveç qiellit,
Shkrova ca vargje me thërrmijë nga druri i djegur,
Në një dhomë të errët me një ditë të vogël qiriri,
Doja të tregoja vuajtjet e këtij populli se ç’kanë hequr!

Tërë kohën bredha rrëfimeve e atyre gërmadhave,
Në muret e shtëpive që kishin qenë t’shënjestruar,
Edhe rrugët ishin të prishura, e të pakalueshme,
Asgjë s’kishte mbetur, përveç qiellit që e kishte mbuluar.

Lart ndrinte qielli me retë të kryqëzuara, e çdo gjë po digjej,
E kthyer në errësirë dita nga tymi i shkaktuar nga zjarri,
Pran lagjes sime që dikur ecja edhe zbathur, u ndala e prisja,
Dikush të kalonte, kushdo që të ishte, më kishte marr malli!

Te rruga e kryqëzuar, mes tri lagjesh shikoja!
Zemra më digjej, shpirti rënduar por s’mund të nxirrja lot,
Shikoja si digjeshin shtëpitë si një shportë me letra,
E me njerëz të pambrojtur, ishin mbushur malet plot.

Iu kishte humbur besimi, s’iu kishte mbetur shpresë,
Për ta s’ishte më e rëndësishme asgjë, as edhe jeta!
S’kishin fuqi të zbrisnin e të shikonin se, ç ’kishte ndodhur,
E unë shikoja i habitur, ashtu i shtangur seç mbeta!

Buzë rrugës, gjethet binin të zverdhura para kohe,
Sikur kishte humbur ekuilibri stinor, si një apokalips,
Të ndërtosh të gjitha ato shkatërrime, ishte e pamundur,
Të bekosh a mallkosh vdekjen dhe zjarrin, si kohën e profetësisë!

Tiranë, tetor 1998

(Publikuar për herë të parë pas 21 vitesh, ku para ca dite gjeta fletoren time që mbaja shenime në atë kohë, ngjarje se çfarë ka ndodh, emra të miqve që ishim bashk dhe disa poezi që në atë kohë i shkruaja)

Safet Hasani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com