August 9, 2024

Eja me flladin e mëngjesit – Hyqmet B. Hasko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Hyqmet B. Hasko

EJA ME FLLADIN E MËNGJESIT

Të më vish me flladin e mëngjesit
dhe shpirtin të ma lagësh me vesim,
jo me lotin që të derdhet prej stresit,
se dua në zemrat tona të ketë pajtim.

Këtë gjoksin tim që digjet zjarr,
shuaje me lot të valë dashurie,
se unë ndoshta jam fillestar.
dhe të lodh me fjalë marrëzie.

Do desha të jem prapë me ty,
se vitet na ikin e nuk kthehen më,
se dua të më shohësh përherë në sy.
dhe zemra te flasë përherë pa zë.

Pra, eja me flladin e mëngjesit,
aromë lulesh me dashuri më sill,
se dua te kem gjelbërimin e gjethit,
dhe zemrat tona të mos kenë trill.

Të vish me sy nga qiell kaltërsie,
të vish me flladin butë të mëngjesit,
të kesh zjarr, por jo duf marrëzie,
të më sjellësh frymëzimin e poetit.
H…@…B..
Hyqmet B. Hasko

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com