August 10, 2024

Mos lëndoni nënat – Lebibe Zogiani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Lebibe Zogiani

MOS LËNDONI NËNAT

Janë lindja e çdo mëngjesi
Jeta e çdo dite
Ëndërr e çdo fëmije
nëna e lumtur
Mos ua lëndoni
besimin në jetë
në dashuri
fëmijëve
Janë shtyllat më të forta
të familjes nënat
Kombit
Njerëzimit
Mos i lëndoni
ju lutem me fëmijërinë time
unë fëmijë i rritur pa nënë
Ngrotësia e gjirit të saj
më mungon
edhe sot
kur jam nënë
e dy fëmijëve të rritur
Sa herë më përqafojnë
bashkë me gëzimin
ndjejë edhe lotin e nënës sime
përqafimin saj
të fundit
Mos i lëndoni nënat
Janë sakrifica më e madhe
që mund ta bëjë njeriu
për dashurinë
Sa shumë nëna
vdesin duke na lindur
nga dhimbjet…
Mos i lëndoni nënat
Janë shtyllat më të forta
të dashurisë
që e mbajnë botën të mos
përmbyset

Lebibe Zogiani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com