August 10, 2024

Krenari e vëndit tim – Neil Ruçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Neil Ruçi

KRENARI E VËNDIT TIM

Eh! mor i dashur SKËNDERBE,
Sot të erdha në Muze,
Unë të pash e Ti më pe,
Të dy kemi një At`dhe.

Sot në ditën e Verës,
E mora një frymëzim,
Tek Kalaja e vlerës,
Krenari e vëndit tim.

Tek Heroi Kombëtar,
E gjeta ngrohtësinë,
Mu rrit ndjenja krenar,
Sepse kujtova shtëpinë.

Në këto troje lindi,
Heroi jonë kombëtar,
Sa shumë më çuditi,
Kur pash këtë thesar.

Pash e ç`nuk pash,
Dot nuk ua tregoj,
Aman një gjë ja thash,
Vetvehten s’turpëroj.

Sepse jam gjak Shqiptari,
Dhe kështu do të jem,
Edukuar nga i pari,
Këtë gjak për herë do kem.

Dhe si familje këtë do kemi,
Ndaj këtu të erdhëm sot,
Busull e historis ju jeni,
E nuk ta mohojnë dot.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com