Ndërrohen stinët mike, ndërrohen – Pullumb Ahmeti
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
NDËRROHEN STINËT MIKE,NDËRROHEN
Pullumb Ahmeti,
Ndërrohen mike stinët ,ndërrohen,i thashë
dhe syri i saj vjedhurazi më hodhi vështrim
dhe dorën zgjati degëve këputi një bistak
një bistak me sythet të sa çelur në lulëzim.
Ndërrohen,më tha,dhe gjoksit i dha dallgë
ja e shikon? Si bluzat e hequra në pranverë
sa e çuditshme është vërtet jeta,më tha prapë
ne shpesh zhvishemi e rrimë dhe në kanotjerë.
Pema e zhveshur degëve vishet bukur nga gjethja
nga dielli nxehtë trupin mban mbuluar në hije
ne miku im,këpucët ndërrojmë, sa vjen vjeshta
pranverën presim të marrim kurmit pakëz diell.
Ndërrohen stinët,dhe ne ndërrohemi nga teshat
në ditët e ngrohta trupin nga veshja e lirojmë
veshim me të shpejtë këmbës sandale të lehta
shohim pemët mbushur me gjethe ku gjelbërojnë…
Ndërrohen stinët ,ndërrohen, i thashë,e dashur mike
si ndërrohet trupit dhe gjaku ynë, ku dejeve vërshonë
me dorë zbërtheu lehtë komçën ,mos.thashë, se na fike
mos,thash me vete ,mike është pranverë,e dot s’durojmë.
**********
Vargje Ahmetiane,,13/03/2017,,