August 11, 2024

Pa ty bota do të ishte e shuar – Asllan Miftari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PA TY BOTA DO TË ISHTE E SHUAR

Sot ndryshe shpërtheu vargu
Shumë më lehtë se të tjera herë
Si mimoza kur çel e të mbush në erë
Për një emër me pak germa…
Emër i vërtetë e me shumë vlerë

Sa bukur e lakon pena këtë emër
Sa i bukur, i lehtë në të shkruar
Emër që gjithmonë na ngroh zemra
Emër që Perëndia..,shpirt e trup i ka bekuar

Sa bukur në zemër tingëllon ky emër
Sa shëndritshëm nga shpirti lëshon dritë
Emër që pena nuk nguron ti thur vargje
Emër që pena si në vaj rrëshqitë

Sa bukur dalin nga ndjenja këta emra
Nënë,motër,grua…sa bukur të artikuluar
Emra që kurrë nga pena s’kanë të ndaluar
Emra që zbukurojnë botën njerëzore
Yje pa të cilat…,bota do të ishte e shuar

Sa bukur i lakon pena këta emra
Emra të butë dhe në të shkruar
Ç’vlerë të madhe botës njerëzore
Oh..ç’vlerë o Perëndi i ke dhuruar!

Sa i bukur ky emër…, ç’të madhe vlerë
Emër në pak shkronja shkruar
Dhe floriri…edhe yjet kanë dy germë
Por botë e univers…
Përjetësisht i mbajnë ndriçuar…!

Urime e gëzuar festën nëna e motra!
Shumë respekte për të gjitha ju!

Happy International women’s day dear ladies!
The deepest respect for each of you!

Copyright@Asllan Miftari
8 Mars 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com