August 2, 2024

Sa do doja – Gjergji Risilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Shendet Ju uroj. Gezuar festen

Gjergji Risilia,

Sa do doja

E ja papritur te degjova zerin
Pas vitesh shume e shume e shume
Keshtu qe tash nuk do mbyll syne
Me ty do jem ne ket’nat pa gjume

Do vine me rradhe gjithe kujtimet
Me ate foto te bere krejt rastesisht
NE qepallen time e bukur brune
Sot ke trokitur shume miqesisht.

Nuk guxoja te te afrohesha
Dicka te thosha,c’shihja tek ti
Te mbajta larg botes time
NE boten tende kish shume bukuri

Mu desh gjate te udhetoja
Nder gropa,pellgje,si ne shkreti
Dhe veten time ta afroja
NE boten tende plot dashuri

E vitet shkuan ,ne u rritem
U beme goxha familiar
Kujtimet mbeten,Cudi su fiken
U kthyhen ne lot Margaritar

Te kam ne sy, ketu prane meje
Te shof I qeshur, shume embelsisht
Sa do doja te beja nje foto
Ashtu si sikur, Krejt rastesisht.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com