August 4, 2024

E kishim një lumë – Ylli Pollogati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E KİSHİM NJÊ LUMË

Ylli Pollogati

E kishim njê lumë!
Flitej se kristalizohej ylberi…
E vrisja pagjumêsin pêr dijet e harruara,
buletineve kêrkoja ku varroseshin fjalê, gjuhê, ikona e mure kêshtjelle,
si njê çarkê pêrçarjeje…

Syve pêrshkoja kêtê lum, doja ta prekja, ashtu, nê atê botê tê vdekur
Shikoja trungjet e lisave tê kêrrusur, ua lexoja merakun
Belbêzimin e luleve tê çelura mi sillte nektari i erêzuar
Burimeve pranê u shkova, tê kujtoja rininê,
buzêt t’mi mpikte ai ujê qê mote derdhej nê atê lumê,
i mekur mu duk
malit mê vinte njê kêng,
buzqeshja krenare fshihesh syve…

Poshtê monopatit bêra, tê pastroja hijen e murit kala gurlumi
dhe, sytê i derdha livadhit tê vdekur,
ku qante e blerta…
Kafen e piva me tê mbeturit gjallê, qê tregonin,
po veshin s’ua vinin.

Me zêmêr fliste ag mêngjezit nên rrezet e diellta,
po deti e qielli kafshonê
e gishti i thatê qêndronê shkrehur.
Trillohen vlerat, nê tê pavlerê,
kyçen harresês vdekje, têpkê si lumi i vjetêr…

Drithêron korja e tokës,
nên tê buhisin vlerat dhe lumi i vjetêr, vdekur!
E egêr, e plakur, e friguar mê erdhi kjo êndêr,
si pafatsi e kêsaj toke preh e gjêmave tê zeza.

Y.P/ SHKURT- 2020 –
————–/////////————–

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com