August 3, 2024

Kafen e mëngjesit – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KAFEN E MËNGJESIT

Kafën e kam pjek, e kam pjek për Ty
Vetëm s’më shijon,pa të parë në sy
Me filxhanat zemër eja po të pres
Me kafen pjekur, që herët n’mëngjes.

Mos më thuaj jo se s’po duroj dot
Kafja pa ty, më duket sikur në mort
Nëse s’erdhe ti , kafen tutje hedh
Më duket helm, ndaj dhe do e derdh.

Nëse nuk vie ti, më thuaj të vi unë
Erë do të bëhem, do të le çdo punë
Se loti m’është tretur, më është tharë në sy
Kafen e shijoj veç kur jem me Ty.

Kafen e mëngjezit që herët në agim
E pjeka për ty,do vie kisha shpresë
Nëse nuk vini dotë, mua më ço fjalë
Aty do të mbrrijë akoma dielli pa dal

Nuk e dua kafenë dhuruar veq në foto
Edhe kafeja vetëm si helm më është dukur
Kafenë që kam pjekur dëm mos ma ço
Eja ta pimë bashkë , zemra fort të do!

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com