Mbi pyllin qe veç ligjeronte – Elisabetta Gockaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mbi pyllin qe veç ligjeronte
U zgjuan yjet kete nate,
U zgjuan te tmeruar,
Kur pane pyllin tej e ndane ,
Qe frymen kish ndaluar.
Gjethet ne deg…. as pipetinin,
E fllad…… s’perconte nata,
Sikur te kishin ngrir prej dimri,
Trungje e dege te thata .
Hena e trishte driten perçon,
Mbi shpine malit te krusur
Mbi pyllin qe vec ligjeronte,
Tashme….. gjethet rrin strukur.
Kenga e bulkthit ka pushuar,
Mankthi ka hedh flatra,
Drite e trishte rri e menduar,
Mbi zemerat e vakta.
Veç se zjarrin e nje dielli,
Qe djeg ne qiell larte,
Mengjezit nuk e zgjone tmerri,
Por dashuri e flakte.
| Elisabeta Gockaj |
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com