August 8, 2024

Me zemër të thyer … – Roni Kacorri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME ZEMER TE THYER…..!
*********************************
Koha asnjehere nuk beri paqe me ne te dy!
Kalonte shpejt, dhe distanca gjithmone…….e larget.
Ndaj vetmia zuri vend, dhe shpirtin beri fron!
Dhe shpresa here pas here, thjeshte kuronte plaget!

Gjithesesi me zemer te thyer ne vazhduam.
Por cdo copez e zemres rrihte ne ritmin e saj.
Plaget rihapem me gjithcka perjetuam!
Te dy dashuronim, te zene si ne faj!

E lame dashurine atje…ne bodrumet e erreta.
Dhe deren ja mbyllem askund mos te shkonte.
Ne duart e saj shterngonte copeza vuajtjesh te mprehta.
Dhe pergjegjesin e tyre, askush s’e pranonte!

Me zemer te thyer, ne ecem perpara .
Secili ne rrugen e tij, per te rigjetur vetveten.
Duke shfletuar vitet, mjekonim plaget e marra.
Por shenjat e tyre, per jete do te mbeten.

(Roni…K..)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com